Agron Duka për presidentin e ri: Ne nuk kemi asgjë në dorë, ta provojmë por këta e kanë ndarë mendjen…

18/05/2022 11:10

Deputeti Agron Duka propozoi që të mblidhen 20 firmat e nevojshme dhe të dërgohet një emër si kandidat për president, edhe pse u shpreh i bindur se “fati” i presidencës do të jetë në duart e maxhorancës.

Ne e paragjykojmë procesin. S’kemi asgjë në dorë, vetëm debatin kemi në dorë. Do gjejmë 20 firma t’i sjellim, prap besoj do ta digjni, të paktën të kemi sy e faqe përballë publikut që të themi raundet e tjera bëjini vetë se s’vimë fare. Popullit i duket sikur po bëjmë noj gjë të madhe, prandaj po them që të mos tjerrim kaq gjatë por t’i vijmë troç gjonave. Të jep llafin Taulant Balla, por këto e kanë nda mendjen. Hajde ta provojmë njëherë. Neve bëjmë 84 për ne nuk bëjnë, sa i bie shtatë dhe gjashtë, 8 veta i bëj dhe unë, por s’mund të shprehesh kështu. Unë mendoj se jemi përballë këtij fakti dhe të mos i lodhim njerëzit kaq shumë, duhet të gjejmë një njeri, ta çojmë dhe këto ta djegim”, tha Duka gjatë mbledhjes mes grupeve parlamentare për përzgjedhjen e Presidentit të ri.

Top Channel