Një turiste ka rënë tragjikisht drejt vdekjes nga shkëmbi 20 metra i lartë i një ujëvare të njohur në Tailandë.
23 vjeçarja rumune Nane-Iosana Bodea, pësoi rënien e tmerrshme më 14 maj gjatë janë udhëtimi me miqtë e saj në pikën e njohur turistike.
Grupi ishin duke vizituar ishullin Koh Samui dhe ujëvarën e tij të famshme Na Muang ku ata vendosën të bëjnë një banjë.
Nane-Iosana, nga Rumania po admironte pamjen dhe vendosi të bënte disa foto.
Por pasi u ngjit në shkëmbinjtë e thepisur për të pozuar për foto, ajo rrëshkiti tragjikisht në sipërfaqen e veshur nga myshqet.
Shoqëruesi i saj i tronditur Manuel Opancar, 22 vjeç nga Austria, tha se vajza ishte ngjitur në majë të shkëmbinjve, edhe pse terreni ishte “i lartë e i rrezikshëm”.
23-vjeçarja kishte rënë drejt vdekjes nga pika më e lartë e ujëvarës para turistëve të tmerruar.
Miqtë e dëshpëruar të Nane-Iosana nxituan drejt saj për t’i dhënë ndihmën dhe më pas thirrën shërbimet e emergjencës pro pa mundur ta shpëtonin.
Nane-Iosana, e cila jetonte në Austri, u shpall e vdekur në vend ngjarje.
Grupet e emergjencës shpenzuan disa orë për të ngritur trupin e saj nga pellgu i ujëvarës dhe më tej drejt rrugës automobilistike.
Trupi i Nane-Iosana u transportua në spitalin e Koh Samui ku po zhvillohet autopsia.
Vdekja është e disata në pikat shkëmbore turistike të vendit dhe pikërisht me turistët e pakujdesshëm në kërkim të fotografive “impresionuese”.
30 vjeçari francez Bastien Palmier, ra për vdekje nga shkëmbinjtë e Ko Samui në nëntor 2019 teksa kërkonte të bënte një foto.
Autoritetet tailandeze njoftojnë rregullisht për rreziqet e vendeve të larta dhe aksidentet që kanë ndodhur aty gjatë viteve.
Ndjekja e fotove perfekte raportohet se ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 300 turistëve vetëm në vitin 2021.
Top Channel