Një kamionçinë dhe një banesë janë përfshirë nga flakët gjatë natës në orën 02;30 në qytetin e Vlorës.

Kamioni tip “Mercedes” me targa VL 0463 D në pronësi të Rushit Ymerit ne lagjen 4 Heronjtë ka qënë i parkuar pranë banesës . Zjarri në kamonçionë ka rënë fillimisht tek pjesa e përparme e motorit ku është djegur totalisht pjesa e kaninës , ndërkohë që ndërhyrja e zjarrfikëseve ka mundur të shpëtojë një tjetër makinë e cila ka qenë parkuar pranë kamionçinës. Policia ka marrë në pyetje pronarin e kamionçinës pasi dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme.

Po ashtu një tjetër zjarr ka renë në një banesë në lagjen “Pavaresia” të Vlorës në afërsi të Portit,në orën 01:00 , banesa ka pësuar vetëm dëme materiale, ndërsa shkaku i zjarrit nuk dihet.

Pronari i kamionçinës ngre dyshime pasi sipas tij konkurrenca në punë, është dhe shkaku i zjarrvënies së qëllimshme.

“Më datë 17.05.2022, rreth orës 02:35, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit R. I., 58 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA