Negociatat për presidentin e ri/ Balla: Të përfshihen të katërta grupet parlamentare dhe të sjellin emra, nesër takimi i radhës

17/05/2022 18:52

Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se mazhoranca pret gatishmëri nga opozita për të vijuar me procesin për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Pas takimit që zhvilloi me Alibeajn këtë pasdite, Balla tha se është vendosur që negociatat të shtyhen për nesër, teksa kërkoi emra konkretë nga ana e opozitës.

Shpresoj që nga PD të ketë fleksibilitet dhe gatishmëri për konsensus. Fleksibiliteti ka të bëjë me një dokument që kanë paraqitur dhe unë kam shprehur gatishmërinë që të bisedojmë dhe të drejtën e propozimit ta kemi të gjithë jo vetëm opozita. Është diçka e mirë që ne kemi mundësinë që të komunikojmë dhe shpresojmë që nga dialogu vijnë produkte pozitive. Unë po them që sot është konferenca e kryetarëve dhe kam propozuar që të takohemi në orën 18:00 dhe kemi qenë të përpiktë me kolegët Spiropali, Pampuri dhe Alibeaj. Alibeaj ka kërkuar që ky takim të zhvillohet në praninë e medieve kështu që nesër merrni masat që të jeni dhe ju prezent për ta dëgjuar pozicionin tonë. Nëse ka pak gatishmëri për tu përfshirë seriozisht në proces dhe fleksibilitet për të pranuar diçka që është themelore për të bërë propozime me emrat. Opozita të vijë me propozime. A i ka 20 firma opozita për kandidatin?

Kushtetuta është përmirësuar dhe ky proces negociaash, kryhet përgjatë tre raundeve të para, në raundin e katërt, i jep të drejtën shumicës absolute dhe ne jemi shumicë absolute për zgjedhjen e presidentit.  Rama e ka thënë që Shqipërisë i duhet president për të gjithë. Kam pritur Alibeajn, erdhi më në fund dhe kemi dakordësuar për nesër.  Sa i përket mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, Franca po bën përgatitjet. Unë duhet të them që ky takim ishte takim publik, i hapur dhe unë dua të jetë proces që të ketë mundësinë e përfshirjes së PD.  Mediu dhe Doda kanë qenë në takime, ku ishte një takim me PD. Unë shpresoj të kalojmë në takime më të gjera, që ti përfshijmë të gjithë, dëshira jonë është të përfshihen të katërta grupet parlamentare, kërkojani Alibeajt”-tha Balla në fjalën e tij.

Top Channel