Një 35-vjeçar në Radomirë të Dibrës ka rënë në prangat e policisë, pasi mbante armë pa leje.

Gjatë operacionit “Radomira” është sekuestruar arma dhe është vënë në pranga poseduesi.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: B. H., 35 vjeç, banues në fshatin Radomirë, Dibër.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës një armë zjarri pistoletë.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA