Beteja e nisur nga Sali Berisha për të marrë nën kontroll Partinë Demokratike ka hyrë në fazën finale.
Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri që njohu Grupin e Rithemelimit si organ drejtues në PD, pritet të cerfitikohet apo të rrëzohet nga Gjykata e Apelit. Përmes këtij shorti elektronik të hapur për publikun u caktua si relatore e gjykimit Elona Toro ndërkohë që si anëtarë trupe u zgjodhën Edlira Petri dhe Genti Shala. Vendimi i kësaj tresheje gjyqtaresh sido që të jetë ai do të konsiderohet i formës së prerë, qoftë për grupin e Rithemelimit që fitoi në shkallën e parë duke depozituar vendimet e Kuvendit Kombëtar të thirrur në 11 dhjetor nga Sali Berisha.
Por më pas, në prill ky vendim u ankimua nge Enkelejd Alibeaj, në atë kohë kryetar i komanduar i PD-së. Edhe kësaj pale iu dha të drejtë nga gjyqtarja Blerina Muça, kurse të dy gjyqtarët për të dyja vendimmarrjet që përplasen janë akuzuar në ILD nga të dyja grupimet që po luftojnë me njëra-tjetrën për PD-në.
Top Channel