Dhjetra të vrarë nga shpërthimi në shkollën e fëmijëve në Nigeri (fotot)

17/05/2022 16:41

Dhjetra fëmijë besohet se janë varë sot pas një shpërthimi madhor në një shkollë në Nigeri.

Plasja tragjike tronditi shkollën Winner’s Academy në rajonin Sabon Gari në veri të vendit, mëngjesin e sotëm kur fëmijët sapo kishin hyrë në klasa.

Sipas dëshmitarëve, shumë njerëz janë vrarë ose plagosur, ndërsa në pamjet e publikuara shiheshin fëmijë që vraponin për jetën e tyre pas incidentit.

Në të tjera video pas shpërthimit  tregohen trupa të djegur të mbetur në rrugë.

Tavani i shkollës kishte rënë nga forca e shpërthimit dhe dëshmitarët thonin se disa fëmijë kishin shpëtuar duke zvarritur nën rrënoja.

Prindërit erdhën për të kërkuar fëmijët e tyre mes panikut, teksa njësitë anti-bombë dhe disa grupe sigurie erdhën në vendin e incidentit.

Policia kishte konfirmuar vetëm katër viktima deri në mesditë por numri pritet të jetë më i lartë.

Kreu i policisë së Kano, Sama’ila Dikko tha se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi dhe jo një bombë.

Nigeria është terrorizuar prej vitesh nga grupe militante si Boko Haram që ka orkestruar një seri masakrash.

Në disa incidente të fundit dhjetra ose qindra fëmijë janë marrë peng nga shkollat në këmbimit të shpërblesës.

FOTO GALERI
1/5
Dhjetra fëmijë besohet se janë varë sot pas një shpërthimi madhor në një shkollë në Nigeri.

Top Channel