Defekti në kompjuter i palës greke krijon radhë të gjata në Kakavijë, nis puna pas dy orësh
17/05/2022 08:24
Një defekt në sistemin kompjuterik në anën greke të kufirit në pikëkalimin e Kakavijës ka bërë që puna të ndërpritet që prej orës 06:30 të mëngjesit.
Në radhë janë duke pritur rreth 100 mjete.
Pritet që prej defektit të zgjatet koha e pritjes në rradhë me gati 30 minuta deri në mesditë për shkak të dhjetëra mjeteve që presin të përpunohen.
Top Channel