Prokuroria kërkoi këtë të hënë shpalljen fajtor të Thoma Gëllçit dhe dënimin me dy vite e gjashtë muaj burg.
Gjyqtari paraprak Erjon Çela dërgoi për gjykim Thoma Gëllçin, ish drejtor i RTSH i cili sipas gjetjeve të SPAK do të përballet me drejtësinë për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Së bashku me Gëllcin në gjykim përfunduan me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera në bashkëpunim edhe Alban Malaveci, Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci, i cili ndonëse në kërkim përmes avokatit kërkoi gjykim të shkurtuar. Kjo kërkesë për gjykim të shkurtuar, nuk do të thotë pranim faëjsie, por gjykim në gjendjen në të cilën janë aktet , dhe që për ekonomi gjyqësore parashikon zbritjen e 1 të tretës së dënimit nëse ata shpallen fajtorë.
Thoma Gëllçi pasi akuzohet ka shpërdoruar detyrën duke kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi. Tenderi i dyshuar është zhvilluar në vitin 2018 ndërsa hetimi i SPAK ka nisur në shkurt 2020. SPAK hetoi për afro tetëmbëdhjetë muaj para se të mbërrinte në tetor 2021 në vendimin për arrestime.
Pwrvec Gëllçit janë arrestuar edhe tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, KVO të prokurimit “Procedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSh Agro”, me fond limit 86 milionë lekë pa TVSH, të zhvilluar më datë 09 tetor 2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar. Kanali RTSH Agro i dedikohet kulturës dhe bujqësisë. Thoma Gëllçi u lirua nga detyra më 21 maj të këtij viti pasi i përfundoi mandati.
Top Channel