Vajza që theu tabutë/ Ina Kollçaku rikthehet pas shumë kohësh në Për’puthen me shumë gjëra të pathëna

16/05/2022 18:53

Ina Kollçollaku ishte vajza e parë që hyri në programin e Për’puthen. Ajo e konsideron pjesëmarrjen e saj në program si të guximshme.

Ina tregoi se gjashtë muajt e parë nuk është pritur fare mirë, por sjellja e saj pozitive i ka habitur të gjithë, pavarësisht situatave.

“Në fakt gjashtë muajt e parë kanë qenë jo të vështira për mua pavarësisht sulmeve dhe e dija që isha një personazh që nuk gëlltitej kollaj. Kisha nevojë për kohën time që njerëzit të më kuptonin, kush isha unë”, tha ish-konkurrentja.

Njëkohësisht Ina është vajza e parë që ka puthur dikë përpara kamerave, duke i lënë të gjithë të habitur.

“Ne po xhironim normal dhe ndodhi puthja. Asnjë se kishte kuptuar, se nuk kisha sjellë sinjale. Kur ndodhi më tha Olsa: Po ti ç’pate”, u shpreh Ina.

Vajza që theu tabutë ka fituar zemrat e publikut, ndërsa tashmë është pjesë e ekranit. Ajo ka realizuar shumë intervista për tema të ndryshme sociale, problematike për shoqërinë e sotme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA