Tjetër aksident në Lezhë, mjeti përplaset me murin, shoferi niset në spitalin e Traumës

16/05/2022 16:44
Foto Ilustruese

Një tjetër aksident ka ndodhur pak çaste më parë në Lezhë në afërsi të një karburanti në Rrëshen.

Një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur anësor të rrugës dhe si pasojë drejtuesi ka marrë lëndime dhe është

Identiteti i tij nuk është bërë ende me dije, pasi nuk ka pasur mjet identifikimi me vete.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pak orë më parë, një tjetër aksident ndodhi po në Lezhë, në fshatin Barbulloje. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën ku për pasojë kanë marrë dëmtime tre persona që janë dërguar në spitalin e Lezhës.

Dy prej tyre janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Top Channel