SHBA/ Fauci thotë se nuk do të qëndrojë në post nëse Trump fiton në zgjedhjet e 2024 (fotot)

16/05/2022 17:21

Kryemjeku i pandemisë në SHBA, Dr. Anthony Fauci nuk hezitonte dje kur u pyet nëse do të qëndronte në post nëse ish-presidenti Donald Trump fitonte zgjedhjet e ardhshme në 2024.

“Nëse Trump do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë dhe Covid është ende një kërcënim, a do të kishit besim në aftësitë e tij? A do të qëndronit në post” u pyet Fauci në intervistën e rrjetit CNN nga gazetari Jim Acosta.

“Jo, i përgjigjem pyetjes së fundit” tha 81 vjeçari Fauci,  me një të qeshur. “Ndërsa për pyetjen e parë, në lidhje me reagimin e tij ndaj [COVID-19] mendoj se duhet të them se reagimi i Trump, nuk ishte optimal.”

Trump pritet të bëjë publik kandidimin e tij për në Shtëpinë e Bardhë këtë vit. Por marrëdhënia mes Fauci dhe presidentit të 45-të ka qenë një burim i vazhdueshëm spekulimesh, aq sa Trump tha hapur gjatë fushatës 2020 se do të shkarkonte Fauci nëse votuesit i jepnin një mandat të dytë.

Që prej ardhjes në pushet të president Joe Biden, Fauci ka mbrojtur veprimet e administratës ndaj pandemisë dhe ka kritikuar komentet e Trump në 2020 kur tha se qytetet duhet të “çlirohen” nga izolimet.

Në një intervistë të majit 2021, Trump kujtonte me ironi marrëdhënien e tij me Fauci, duke thënë: “Merreshim vesh mirë me të gjithmonë, por zakonisht bëja të kundërtën e asaj që ai thoshte .”

FOTO GALERI
1/2
Trump pritet të bëjë publik kandidimin e tij për në Shtëpinë e Bardhë këtë vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA