Raundi i parë u ezaurua/ Petrit Vasili: Dita e sotme i vuri vulën, Rama vendos president rripin e tij

16/05/2022 17:25

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili e ka quajtur farsë raundin e parë për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai tha tha se Rama do zgjedhë rripin e tij të mesit për ta çuar në Presidencë.

“Ishte vetëm për zhurmë, për të tërhequr vëmendjen nga aferat që rëndojnë mbi këtë qeveri. Tendera sekretë dhe me gjithë daullet e çara i rilindjes, patë që procesi ishte vetëm një abort total. Aborti ishte i plotë, së paku për sy e faqe për të justifikuar ato orë që ju kanë marrë juve, nuk sollën asnjë kloun. Ishte një faqe e zezë e vërtetë, kjo farsë është një fund. Edi Rama nuk ka proces, nuk ka seriozitet, ka vetëm qëllimin të rrëmbejë institucionin e presidentit.Ai do çojë në parlament rripin e tij. Dita e sotme i vuri vulën qëndrimit tonë. Komedia mbaroi me 5 sekonda”, tha Vasili.

Pa një emër për Presidentin e ri të Republikës, parlamenti u mblodh sot në seancë plenare, ku u konsumua raundi i parë për zgjedhjen e kreut të Shtetit.

Edhe pse nuk ka një emër për t’u votuar, sipas kushtetutës ky quhet si një raund votimi i ezauruar për t’ja lënë vendin katër raundeve të tjera. Do të jetë konferenca e kryetarëve që do të vendosë datën e mbajtjes të raundit të dytë.

Top Channel