Nuk është hera e parë që imazhet nga Marsi ngjallin kureshtje të madhe, por një foto e realizuar këto ditë nga roveri Curiosity i NASA-s e ka ndezur më shumë se zakonisht imagjinatën e e adhuruesve të astronomisë dhe fantashkencës më shumë se zakonisht, por edhe atë të mbështetësve të teorive të konspiracionit.
Fotoja e bërë sipërfaqes së planetit të kuq nga kamera Mastcam e roverit, në zonën e malit Sharp, shfaq një hapje drejtkëndore, e cila duket si një derë, e gdhendur kuptohet, jo nga duar njerëzore.
Ne internet, menjëherë u hodh ideja se kjo duket parë si provë e faktit se në Mars ekziston një qytetërim alien, të cilin ne nuk e shohim sepse jeton nën tokë, i fshehur nga instrumentet tona.
Shtatorin e vitit të kaluar, pajisja e NASA-s për eksplorimin e hapësirës mblodhi për të parën herë me sukses kampionë guri nga Marsi për t`i sjellë në Tokë.
Një sipërmarrje e tillë nuk ishte dhe aq e lehtë, sepse përpjekjet e mëparshme të pajisjes robotike “Perseverance” kishin dështuar, pasi gurët më të buta që ajo kishte mbledhur thërrmoheshin e nuk arrinin në tubimin e titaniumit.
NASA planifikon që brenda dekadës, të mbledhë rreth 36 kampionë të tillë.
Top Channel