Mbretëresha Elizabet shfaqet në publik, shqetësime me shëndetin

16/05/2022 22:55

E buzëqeshur, mbretëresha  Elizabeth II mori pjesë në një festë të Jubileut të Platinit në Windsor të dielën, disa ditë pasi shëndeti delikat dhe mosha e thyer e detyruan atë të tërhiqej nga hapja e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar për herë të parë në gati 60 vjet.

Monarkja 96-vjeçare përdori një shkop për të shkuar në  një shfaqje , pranë shtëpisë së saj në Kështjellën Windsor në perëndim të Londrës.

Publiku e priti mbretëreshën me ovacione ndërsa një paradë ekstravagante kuajsh  të udhëhequr nga aktorët e Hollivudit Tom Cruise dhe Helen Mirren mori gjithashtu vëmendjen.

Mbretëresha javën e kaluar nuk hapi parlamentin, hera e parë që ajo mungon në këtë ngjarje që nga viti 1963.

Ajo u pa për herë të fundit në publik në fund të marsit, në shërbimin përkujtimor të Ëestminster Abbey për bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip.

Në atë ngjarje, ajo përdori një shkop dhe kërkoi ndihmë për të shkuar në vendin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA