Një aksident ka ndodhur pak minuta me parë në fshatin Rrile te Lezhës. Dyshohet se mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën.

Drejtuesi i mjetit Pashk Delia 45 vjeç,  ka humbur jetën. Mendohet që aksidenti mund të ketë ndodhur nga pagjumësia, pasi dëshmitarët në ngjarje thonë se sot ka varrosur xhaxhain e tij.

“Në Qendër Rrilë, shtetasi P.D. 45 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar çiklomotorrin, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë për ndihmë mjekësore, ku ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes“, njoftimi policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA