Një 43-vjeçar ka rënë në pranga dhe një tjetër është vënë nën hetim në Korçë.

Në pranga ra G. V., 43 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë dhe u procedua penalisht A. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll.

Nga informacione të siguruara, si edhe gjatë kontrollit fizik, në fshatin Plasë, Maliq, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan disa doza me kanabis.

Nga veprimet e mëtejshme, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. V., në fshatin Belorta, Korçë, iu gjetën edhe disa doza të tjera me lëndë të dyshuar kanabis, 323 fara të dyshuara kanabisi dhe një peshore elektronike, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA