Një 19-vjeçar është arrestuar dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim, pasi iu gjetën kanabis gjatë një feste në lumin Buna.

Në ishullin e lumit Buna, në fshatin Zus të Shkodrës, po organizohej një festë në ambient të hapur dhe po konsumohej drogë.

Gjatë operacionit policor të koduar ”Ishulli”, u arrestua A. G., 19 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”  Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe u vunë nën hetim S. H., 24 vjeç, banues në lagjen “Guerrile” Shkodër e F. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Si rezultat, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza cannabis sativa dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Sipas policisë, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA