Qyteza dhe rrethinat e Memaliaj për dekada kanë jetuar kryesisht prej minierës së qymyrgurit dhe me mbylljen e saj pas degradimit banorët u fokusuan tek bujqësia e blegtoria sektorë edhe këta të vështirë për zonën për shkak të  infrastrukturës problematike dhe distancës që shumica e fshatrave kanë me rrugën nacionale.

Por pavarësisht kësaj të kaluare në Memaliaj banorët po zbulojnë se turizmi mund të sigurojë një pjesë të ardhurave. Hetem Bajrami që drejton një bujtinë në fshatin Gllavë ndër më të largëtat e zonës tregon se niveli i rezervimeve është mjaft i mirë.

Për herë të parë bashkia çeli zyrtarisht një sezon turistik duke sjellë në vëmendje faktin se asetet natyrore të zonës dhe bujtinat e para u vizituan vitin e kaluar nga rreth 4200 vizitorë. Edhe vetë miniera është planifikuar që të shërbejë për programe turistike si një mundësi për të rrëfyer historinë e një qyteti të ndërtuar në funksion të industrisë së nxjerrjes së qymyrgurit.

Vetëm përgjatë dekadës së fundit gati 70% e popullsisë aktive të zonës ka emigruar. Nëse do të bëhej funksional aksi  që lidh Memaliajn me Beratin përmes malësisë së Buzit besohet se do ti jepte një tjetër ritëm investimeve turistike në këtë zone të pasur në burime natyrore, liqene, pyje dhe monumente kulture.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA