Katër persona janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër është vënë nën hetim për vepra të ndryshme penale në Vlorë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë ndalimin e A. M., 24 vjeç, banues në lagjen “Lirimi”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 09.02.2022 e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”, kryer në bashkëpunim.
Për veprën penale”Vjedhja” u vu në pranga I. M., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, ky shtetas ka vjedhur dy telefona në pronësi të B. M., 52 vjeç dhe ka tentuar të largohet.
Gjithashtu u vu në pranga Sh. L.(K)., 42 vjeç, banues në Finiq, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, e ka dënuar me 30 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, u vvu në pranga F. Xh., 21 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, me leje drejtimi të hequr përfundimisht.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, në ngarkim të shtetasit M. M., banues në Delvinë, pasi ka bere kallëzim shtetasi Z. M., banues në Delvinë, se shtetasi M. M. i ka shkatërruar një rrethim me rrjet teli dhe shufra hekuri.
Top Channel