179 persona janë arrestuar në vetëm një javë në vendin tonë, ndërsa 335 jan vënë nën hetim dhe 23 janë shpallur në kërkim.

Sipas Policisë së Shtetit, janë kapur në total 35 persona në kërkim, nga këta: 32 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

Janë zhvilluar 24 operacione policore të koduara: “Skema”, “Punishment”, “Hill”, “Çekreza”, “Messina”, “Flagranca”, “Camouflage 5”, “Hostel”, “Necklace”, “Hill 2”, “Road Guard 18”, “Informaliteti 4”, “Bogzat”, “Strumi”, “Cross Border”, “Perimetri”, “Basti i fundit”, “Broke”, “Përfitimi”, “Trajektorja”, “Coruna”, “Gjormi”, “Fushë Malbardhë” dhe “Ndjekja”.

Si rezultat i kontrollit masiv të territorit, me dronë dhe me shërbime policore nga tokajanë finalizuar operacionet policore të koduara “Çekreza” dhe “Hill”, të zhvilluara nga Policia e Tiranës.

Si rezultat i këtyre operacioneve dhe goditjeve nga DVP në qarqe janë sekuestruar 23 kg kanabis, 27 pako me lëndë, të dyshuar narkotike, të llojit cannabis sativa, në formë çokollate, peshore elektronike, 323 fara kanabisi, 92 bimë narkotike, si dhe pajisje që do të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në pikat e kalimit kufitar, në Kakavije është goditur një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike dhe janë sekuestruar rreth 5 kg heroinë e kokainë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 11 raste dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri, 1 armë gjahu, 8 thika, 1 shufër metalike, 1 shkop bejsbolli, municion luftarak etj.

Janë goditur 17 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 54 raste të dhunës në familje.

Janë evidentuar dhe goditur 39 raste të krimeve mjedisore; 2 raste të organizimit të lojërave të fatit; 6 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe janë sekuestruar 2 automjete, 7 aparate celulare, shuma të konsiderueshme parash dhe 3 mjete të rënda, që shërbenin për transportim inertesh në mënyrë të kundërligjshme.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 34 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 24 raste. Gjithashtu janë sekuestruar artikuj të ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar dhe bizhuteri.

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 897 leje drejtimi, nga të cilat: 713 për tejkalim shpejtësie mbi normat e lejuara, 109 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 75 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 76 drejtues mjetesh, nga këta: 39 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 37 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike. Janë vendosur 17.955 masa administrative, si dhe janë goditur, nga Policia Rrugore e Tiranës, 2 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Gjatë kësaj jave janë kapur 5 shtetas në kërkim, nga të cilët 4 në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar.

Janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”; 3 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe 4 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Janë goditur 2 raste të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike nëpërmjet pikave të kalimit kufitar.

Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA