Presidenti finlandez telefonoi sot homologun e tij rus Vladimir Putin për t’i thënë se Finlanda do të aplikojw për anëtarësim në NATO në ditët e ardhshme.
Në një deklaratë, Sauli Niinistö tha se i kishte komunikuar Putinit se si lëvizjet e fundit nga Rusia, së bashku me pushtimin e Ukrainës, “kanë ndryshuar mjedisin e sigurisë në Finlandë”.
“Biseda ka qenë e drejtpërdrejtë dhe pa acarime.”, thotë Niinistö.
Rusia ka kërcënuar prej kohësh me pasoja nëse fqinjët e saj të afërt bashkohen me NATO-n.
Por Niinistö dhe kryeministri i vendit kërkuan që Finlanda të bashkohet me NATO dhe Suedia pritet të ndjekë shembullin në ditët e ardhshme.
Ndërsa parlamentarët finlandezë ka të ngjarë të jenë në favor për hapin final, socialdemokratët e Suedisë janë ndarë për këtë çështje dhe aktualisht janë duke mbajtur një konsultim të brendshëm.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson vizitoi të dy vendet të mërkurën për të diskutuar “çështjet e tyre më të gjera të sigurisë”. Kjo rezultoi në një marrëveshje të re për t’i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit nëse sulmohen, duke zbutur potencialisht disa frikëra.
Top Channel