Kriza mes Ukrainës dhe Polonisë thellohet, Zelensky kthen urdhrin më të lartë shtetëror pas deklaratave të presidentit polak
Policia kilene përdori mbrëmë ujë me presion në kryeqytetin kilen Santiago, ndaj demonstruesve që nderonin gazetaren e vrarë Francisca Sandoval.
Sandoval u qëllua për vdekje teksa merrte pjesë në demonstratat e Ditës Ndërkombëare të Punëtorëve më 1 Maj.
Protestuesit kanë qëndruar prej ditësh në memorialin e saj në sheshin kryesor Piaza Italia duke ngritur kampe e barrikada.
Rreth 200 njerëz iu përgjigjën mbrëmë thirrjes për të nderuar kujtimin e 30 vjeçares Sandoval, e cila u qëllua me plumb në kokë teksa raportonte nga marshimi i sindikatave.
Më herët familjarët e Sandoval kishin shpërndarë mesazhe për shmangien e dhunës dhe nuk kanë treguar vendin e funeralit për të shmangur grumbullimet.
Ata thanë se e bëjnë këtë për të mbrojtur vajzën e vogël që gazetarja la jetime.
Krimi u dënua nga autoritetet kilene, duke përfshirë presidentin Gabriel Boric, dhe organizatat ndërkombëtare.
Top Channel