Këngëtarja Ronela Hajati, e cila këtë vit përfaqësoi Shqipërinë në “ Eurovizion Song Contest” me këngën “Sekret”, ka treguar “të pathënat” në “A live night”.
Në rrëfimin e saj para se të të merrte pjesë në Eurovizion, Ronela ka treguar sesa shumë e dëshironte pjesëmarrjen në atë skenë muzikore.
Ronela ishte e vetëdishme që kënga e saj do mbështetej shumë, dhe nëse nuk fitonte, do shahej. Arritja më e madhe për të do të ishte kualifikimi në finale, gjë e cila nuk ndodhi, pavarësisht se kënga e saj u pëlqye shumë nga publiku europian, duke thyer rekorde klikimesh.
“Të gjithë artistët e kanë me qejf Eurovizionin, më beso. Të gjithë duan të shkojnë në atë skenë, sepse në Europë ajo është skena më e madhe muzikore, që shqiptarët kanë mundësi të shkojnë. Ti do të jesh i suksesshëm, në Europë e të gjithë botën, se të gjithë jetojmë me ëndrra. Këto janë ëndrrat e para që përjetojnë artistët. Një skenë që mund të jetë prekshme dhe që edhe mund ta arrish, është Eurovizioni. Kisha një material, që mendoja që pasi të bëhej anglisht nëse fitoja, mendoja që mund të dilte bukur. Kam punuar shumë me Marko Polon, Briz Musarain, shumë për këtë këngë. Kemi punuar ditë e natë për të dalë një këngë të një niveli që e meritonte të shkonte në festival dhe të fitonte. Në festivale të tjera, unë nuk kam marrë asnjëherë çmim të parë, gjithmonë jam vlerësuar por asnjëherë të madhin fare. Sa herë nuk i kam fituar, kam thënë ej ti e meritoje me fitu. Është absolute që nuk është më një sekret që kur të arrish një moment që e do shumë do kesh përplasje. Kënga që shkon në Eurovizion mbështetet, dhe kur nuk fiton, do shahet. Që të futem në finale për mua do ishte një arritje shumë të madhe”, tregoi Ronela në “A live Night” në Top Channel.
Top Channel