Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka vlerësuar Shqipërinë për përpjekjet e saj për vendosjen e paqes në Ukrainë, pas agresionit rus.
Në një postim të ndarë në Twitter, Kuleba ka ndarë një foto gjatë takimit në Berlin me ministren Olta Xhaçka, duke falenderuar rolin e vendit tonë brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të Ukrainës.
Ai shkruan se pajtohet për rrugët e integrimit të Ukrainës dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Rusia duhet të izolohet më tej derisa të përfundojë agresionin e saj. Mirënjohës për përpjekjet e Shqipërisë brenda OKB-së për të kërkuar paqen për Ukrainën. Ne pajtohemi që rrugët e integrimit të Ukrainës dhe Shqipërisë në BE
Albanian Foreign Minister @xhacka_olta and I are convinced: Russia must be further isolated until it ends its aggression. Grateful for Albania’s efforts within UNSC to seek peace for Ukraine. We also agree that Ukraine’s and Albania’s EU integration paths complement each other. pic.twitter.com/HEpVbxVikh
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) May 14, 2022
Edhe Olta Xhaçka ka reaguar në Twitter, duke theksuar se pati një diskutim të sinqertë me Kulebën dhe se është dakort që Ukraina të anëtarësohet në Bashkimin Europian.
“Diskutim i sinqertë me Ministrin e Punëve të Jashtëme të Ukrainës, Dmytro Kuleba. Ndamë të njëjtin mendim se si Ballkani Perëndimor ashtu edhe Ukraina meriton një perspektivë të qartë Evropiane. E sigurova për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën.Do të bëjmë gjithçka që mundemi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të izoluar Rusinë dhe të ndihmojmë në ndalimin e luftës”, shkruan Xhaçka.
Frank discussion w/ 🇺🇦FM @DmytroKuleba about support for Ukraine. We agree that Ukraine just as WB deserves a clear EU perspective.
Assured Minister Kuleba of Albania’s unwavering commitment to Ukraine. We will do all we can in #UNSC to isolate Russia & help bring war to an end. pic.twitter.com/wMotjTMEV6
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) May 14, 2022
Top Channel