
23/02 23:03
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka pohuar se Perëndimi i ka shpallur një “luftë totale hibride” kundër Rusisë.
Teksa ka dhënë një deklaratë nga Moska, Lavrov shton se është e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë konflikti me Perëndimin. Ai shtoi se përpjekjet për të izoluar Rusinë do të dënohen.
“Politikanët perëndimorë duhet të kuptojnë se përpjekjet e tyre për të izoluar vendin tonë janë të kota”.- tha Lavrov.
Kjo deklaratë vjen pas kërkesës së Finlandës dhe Suedisë për tu bërë pjesë e NATO-s, gjë e cila e ka shtuar më shumë ‘irrritimin’ e Rusisë ndaj perëndimit.
Top Channel