24/11 16:40
Bouchra Karboubi do të jetë femra e parë nga bota arabe që do të drejtojë një finale të futbollit për meshkuj. FAR Rabat dhe Moghreb Tetouan do të luftojnë sot (17:00) për trofeun e Kupës së Marokut (Coupe du Trone).
34-vjeçarja, e cila është inspektore policie, do të jetë arbitrja kryesore në një sfidë ku edhe një nga anësoret do të jetë femër: Fatiha Jermoumi.
Karboubi u bë një gjyqtare ndërkombëtare në vitin 2016 dhe ishte gruaja e parë që arbitroi një ndeshje në elitën e futbollit maroken.
Në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës mes Senegalit dhe Egjiptit që u luajt në muajin shkurt, Bouchra ishte gjyqtarja e VAR-it./supersport
Top Channel