Sonila dhe Xhusepe janë një cift shqiptaro-italian që prej dy vitesh kanë ardhur të jetojnë në Krutje të Lushnjës.

Ata u zhvendosën nga Italia së bashku me biznesin e tyre të rritjes së trëndafilave që sot i mbjellin në Shqipëri, ku numërojnë rreth 450 lloje.

Sonila Vogli jetoi 16 vjet në Itali ku studioi per bimët mjekësore dhe është e specializuar per rritjen e  trëndafilave.  Me bashkëshortin nisën të mbillnin 30 varitetet e para  në fushat e Toskanës, për të prodhuar vajin esencial të lules erëmirë.

“Kujdesem për trëndafilat që në çeljen e tyre dhe deri në rritjen, ka trëndafila që nuk mund të çelin dot sepse nuk ju pëlqen toka, ambienti ndaj përzgjedh të mbaj ato me te mirat. Me parë në Itali  kam qenë stilist për këpucë grash dhe më pas menaxher dhe mësues këpucarësh në Kinë, Indi dhe Arabi.”

Sonila dhe Xhusepe nuk i ka marrë malli për Italinë. ata vazhdojnë punën e tyre nga Shqipëria dhe me jetën e mëparshme i lidh tashëm vetëm tregtia pasi i gjithë prodhimi i tyre shkon për eksport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA