Një zyrtar i lartë rus ka kërcënuar se me armët bërthamore që disponon Rusia, mund ta “rrafshojë” Finlandën për 10 sekonda dhe Britaninë për 200 sekonda.
Kreu i Komitetit të Mbrojtjes, Aleksey Zhuravlyov, i bëri këto deklarata disa ditë pasi Finlanda ka deklaruar se do të aplikojë për t’u bërë pjesë e NATO-s.
Vladimir Putin i tha më herët gjatë së shtunës, presidentit të vendit se po bënte një “gabim” duke aplikuar për t’u bashkuar me NATO-n kur të dy udhëheqësit folën në telefon
Aleksey Zhuravlyov, tha se ishte “absolutisht legjitime” që Rusia “të vërë në dyshim ekzistencën” e Finlandës. Ai u pyet nëse Rusia tani kishte nevojë të staciononte raketat e saj bërthamore duke përfshirë Sarmat – të njohur në Perëndim si Satan-2 – në kufirin me fqinjin e saj.
“Per çfarë? Nuk kemi nevojë”, u përgjigj ai.“Ne mund të godasim me një Sarmat nga Siberia dhe madje të arrijmë deri në Mbretërinë e Bashkuar . Dhe nëse godasim nga Kaliningrad, koha e arritjes është 200 sekonda , ndërsa në Finland arrin për 10 sek- kështu që vazhdoni djema.”
Në përgjigje të vendimit të Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, Rusia gjithashtu ndërpreu furnizimin me energji elektrike.
Megjithatë presidenti finlandez Sauli Ninisto i tha Putin se Finlanda do të aplikojë për anëtarësim në NATO në ditët e ardhshme. Ai i tha presidenti rus se lëvizjet e fundit nga Rusia, së bashku me pushtimin e Ukrainës, “kanë ndryshuar mjedisin e sigurisë në Finlandë”.
Top Channel