3 të vrarë e 24 të plagosur në disa incidente me armë mes tifozëve të basketbollit, në baret e qytetit në SHBA (video-fotot)

14/05/2022 18:21

Një natë tragjike ishte e mbrëmshmja për qytetin amerikan të Milwaukee ku në pesë incidente të ndryshme me armë zjarri u vranë tre njerëz dhe u plagosën të paktën 24.

Dy nga incidentet ndodhën pranë stadiumit Fiserv Forum, ku po zhvillohej ndeshja e kampionatit kombëtar të basketbollit NBA mes skuadrave Bucks e Celtics.

Shtatëmbëdhjetë njerëz ishin plagosur gjatë një shkëmbimi të ashpër zjarri në bulevardin kryesor Water Street Bar District, disa rrugë larg stadiumit, në qytetin liqenor te Milwaukee.

Policia tha se kishte arrestuar dhjetë njerëz dhe sekuestruar nëntë armë zjarri. Të plagosurit ishin të moshave nga 15 deri në 47 dhe pritet të mbijetojnë të gjithë, shkruante rrjeti Fox 6 Milwaukee.

Disa video të postuara nga incidenti në stadiumin Fiserv Forum tregonin  njerëz në panik që vraponin për të shpëtuar jetën.


“Të gjithë po vraponin,” tha dëshmitarja Brittany Bergstrom për rrjetin Fox 6. “Kishte njerëz që shtypeshin, kapele e këpucë përtoke, pije të derdhura kudo.”

Dhuna e djeshme vjen pas një zgjerimi të krizës së armëve në vend dhe politikave të zbutura ndaj krimit të demokratëve, që kanë zemëruar popullatën konservatore.

Qyteti drejtohet nga demokrati Cavalier Johnson, 35, i cili fitoi në zgjedhje të veçuara vetëm muajin e kaluar.

FOTO GALERI
1/6
Një natë tragjike ishte e mbrëmshmja për qytetin amerikan të Milwaukee ku në pesë incidente të ndryshme me armë zjarri u vranë tre njerëz dhe u plagosën të paktën 24.

Top Channel