
24/02 22:34
Hapja e fushatës për kreun e PD-së, ka nisur me incident për ish-kryeministrin Sali Berisha në Elbasan, i cili është duke u zhvilluar në “Teatrin Skampa”.
Në momentin ish-kryeministri ka nisur fjalën para demokratëve, një i pranishëm mesa duket i dehur, ka nisur të bërtasë, dhe disa persona të tjerë kanë tentuar ta largojnë.
Mirëpo, ish-kryeministri e priti me sportivitet duke qeshur, madje u çua dhe i dha dorën. Veprimi i Berishës u prit me duartrokitje në sallë.
Top Channel