Presidenti i ri, Mediu: Të hënën nuk do të ketë kandidat. Absurde që politika të përjashtojë politikën

13/05/2022 10:54

Raundi i parë për votimin e presidentit të ri duket se do të digjet pa një emër konkret në seancë. Kështu u shpreh Fatmir Mediu, kreu i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim pas takimit me përfaqësuesit e maxhorancës.

“Sic e shoh procesi nuk do të ketë kandidatë ditën e hënë” u shpreh Mediu.

Lidhur me kriteret për kandidatët, ashtu si edhe Shpëtim Idrizi, Mediu u shpreh për një kandidat politik, por theksoi edhe një herë qëndrimin e shprehur një ditë më parë, se dakordësia me maxhorancën pa një dakordësi mes opozitës, do të ishte thjesht një lojë politike.

“Është absurde që politika të përjashtojë politikën. Ka njerëz me kontribute të këtij vendi, duhet të jemi sa më të gjerë kur duhet të zgjedhim kandidat për President Republike.

Qëndrimi ynë është i qartë fillimisht duhet të gjejmë dakordësi me opozitën, pa dakordësi me opozitën nuk ka vlerë dakordësia me maxhorancën, do ishte thjesht një lojë politike.” përfundoi Mediu.

 

 

Top Channel