Këto janë fotot më të fundit nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol gjatë natës.
Fabrika e çelikut po strehon qindra civilë, një pjesë e të cilëve janë evakuuar ditët e fundit dhe besohet se ka ende disa mijëra ushtarë ukrainas të bllokuar atje.
Ushtarët thanë më parë për Sky News se kanë mungesë ushqimi dhe municioni dhe se shumë prej tyre janë të plagosur. Por ata kanë refuzuar kërkesat ruse për dorëzimin e tyre.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy javën e kaluar tha se po bëhen përpjekje diplomatike për të siguruar një kalim të sigurt për ta, duke pranuar se ishte shumë e vështirë.
Rusia ka marrë pjesën më të madhe të qytetit jugor, ndërsa ushtarët në Azovstal janë pjesa e fundit që po mban rezistencën e ukrainasve gjallë.
Dje, të afërmit e ushtarëve u mblodhën jashtë pallatit presidencial në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke bërë thirrje për një operacion shpëtimi.
Top Channel