“Në je burrë hajde që nesër”, Berisha sfidon Ramën: Të ndryshojmë kodin penal për kryeministrin

13/05/2022 12:39

Në bashkëbisedimin e përjavshëm me mediat, ish kryeministri Berisha u shpreh i gatshëm për ndryshime në Kodin Penal, sa i takon kryeministrit. Në një sfidë të hapur për kryeministrin, Berisha kërkoi të votojnë që nesër në parlament ligjin, që përjashton kryeministrat nga cdo lloj parashkrimi.

” Thërret e bërtet e sulmon SPAK vetëm se e sheh që opozita e vërtetë do firmosë fundin e tij. Ky ka shpifur në DASh ka mashtruar e lobuar në mënyrën më korruptive, kur puthet me Dodik në Bosnje dhe tani kërkon të faktojë shpifjet me raportet e tij false. Ka zbritur në pikiatë 20 vende në vit për lirinë e mediave.

Në dosje, që nuk pa dritën e botimit per shkak të luftes në Ukrainë, ka probleme të tjera shumë të mëdha që kanë bërë Europën të konceptojë Ballkanin e hapur si ballkan të hapur ndaj drogës e trafiqeve dh eta refuzojë në mënyrë të prerë. Shqipëria ndodhet në një moment kritik. Kreu i narkoshtetit është i plagosur rëndë.

I them sot mos tento të spostosh vëmendjen se do përballesh me revoltë popullore, drejtimi ynë është vetëm një integrimi në BE. Nuk ka faj asnjë vend në BE nëse ti sillesh si gangster me gazetarët. Nuk kanë përgjegjësi vendet e BE nëse ti mban fjalim si kim jong un për drejtësinë.

Në je burrë dhe ta mban hajde të kalojmë ligjin në parlament, të përjashtojmë kryeministrat nga cdo lloj parashkrimi, të ndryshojmë kodin penal. Ti s’e bën dot këtë! Se nuk e di c’ke firmos për të mbushur valixhet.” u shpreh Berisha.

Top Channel