Ndeshjet e fundit të superiores/ Pritet të caktohet kush do të luajë në kupat e Evropës dhe kush do bjerë nga kategoria

13/05/2022 15:29

Kanë mbetur për t’u vendosur verdiktet finale në këtë sezon të Abissnet Superiores ku veç titullit kampion dhe skuadrave që do të zbresin një kategori më poshtë, ende nuk është përcaktuar numri i klubeve dhe emrat se cilat do të luajnë në Kupat e Europës.

Kjo edhe për faktin se njëra prej tyre lidhe me finalen e Kupës së Shqipërisë që është Vllaznia njëra nga finalistet, ndërkohë që Laçi që është e dyta dhe e ka të sigurt Europën me vendin e dytë të mbyllur matematikisht.

Shkodranët përballen me Tiranën këtë të shtunë ndeshje e vlefshme për javën e 34-të të Abissnet Superiores në kërkim të objektivit përballë bardhebluve që i duhet thjesht të respektojnë garën.

Ndërkohë Partizanit i duhet të harrojë sa më shpejt humbjen në derbi për të rikuperuar pikët e nevojshme përballë Egantias.

Ndërkohë skuadra e zyrtarizuar për rënien nga kategori Skënderbeu tashmë mbetet edhe pa trajner, pasi Skënder Gega ka dhënë dorëheqjen pasi e udhëhoqi këtë skuadër për 9 javë, ndërkohë që në këto 3 përballjet e fundit të korçarëve në Superiore ekipi do të drejtohet nga Gentian Lici.

Ekipi tjetër që pret të ketë të njëjtin fat është Dinamo, skuadër që do të luaj përball Kukësit në këtë javë.

Të gjitha ndeshjet e Abissnet Superiores do të luhen ditën e shtunë në tëp njëjtin orar dhe do të transmetohen si gjithmonë drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA