Lufta në Ukrainë po mbush tre muaj, por forcat ruse ende nuk kanë arritur objektivat minimale të përcaktuara nga Presidenti Vladimir Putin dhe në shumë zona vijat e frontit kanë filluar të duken statike. Por pas javësh bombardimesh intensive, linjat mbrojtëse të ukrainasve në lindje janë gjithashtu të degraduara.
Ndërsa luftimet vijon intensivisht, dy fusha beteje po shfaqen. Rusët po shtojnë fuqinë luftarake në përpjekjen e tyre për të marrë rajonet e Luhanskut dhe Donetsk, ndërsa Ukrainasit po përpiqen t’i frenojnë dhe t’i ndërpresin.
Forcat ruse kanë marrë territor, por në sasi modeste. Shumë nga fitimet e tyre, veçanërisht në jug, erdhën në ditët e para të pushtimit dhe ata janë përpjekur t’i konsolidojnë ato. Ndërsa një përpjekje e tyre për të bërë një kalim lumi në Ukrainën lindore dështoi duke humbur pothuajse një grup taktik të tërë batalioni në proces.
Ukrainasit bombarduan urën lidhëse përpara se ata të kalonin , duke penguar lëvizjen e mëtejshme të tyre.
Predhat e tankeve dhe automjeteve të blinduara ruse shihen në bregun lindor të lumit Siversky Donets, në perëndim të Severodonetsk në rajonin e Luhansk, ndërsa nuk nuk dihet se sa njerëz u vranë.
Ukraina po ashtu thotë se ka shkatërruar një anije logjistike të marinës ruse në Detin e Zi. Po sot për herë të parë do të nisë gjyqi i një ushtari rus, i akuzuar për krime lufte në Ukrainë, Vadim Shyshimarin akuzohet se ka qëlluar një 62 vjeçar në kokë nga dritarja e një makine.
Ai përballet me burgim të përjetshëm sipas dënimeve të përcaktuara në seksionin e kodit penal të Ukrainës që trajton ligjet dhe rregullat luftës.
Top Channel