Dy persona kanë rënë në pranga në Divjakë këtë të premte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, mbi bazën e informacioneve të marra kapën B. M., 45 vjeç, banues në Çermë e Sipërme të Divjakës.

Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 12.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ai dyshohet se në datën 04.08.2021, ka djegur me lëndë djegëse autobusin në pronësi të shtetasit S. S.

Gjithashtu, në bashkëpunim edhe me shërbimet e Policisë Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim G. L., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 11.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ai në datën 09.03.2022, në bashkëpunim me shtetasin K. T., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili u arrestua në flagrancë, ka djegur automjetin në pronësi të shtetasit J. Gj., 57 vjeç, banues në Divjakë.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA