Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Thirrje Bidenit, përfaqësuesja e tij të mos ndërhyjë në punët e brendshme politike

13/05/2022 13:04

Deputeti Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratën e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri KIm, e cila tha se asnjë vendim ‘non grata’ nuk është ndryshuar.

Ai e konsideroi një fushatë politike kundër tij gjatë garës për kryetar partie në PD.

Berisha i bëri thirrje SHBA-së dhe presidentit Joe Biden që përfaqësuesja e tij të mos ndërhyjë në punët e brendshme politike në vend.

“Fushatë elektorale kundër Berishës në prag të garës së tij në krye të PD, i bëj thirrje SHBA dhe Biden të mos lejojë përfaqësuesin e tij të ndërhyjë në punët e brendshme politike në përpjekjeje për të caktuar kryetarin e opozitës shqiptare”, tha Berisha.

Kujtojmë se më 22 maj, Partia Demokratike do të zgjedhë kreun e ri, ndërsa garojnë Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

Top Channel