Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka folur gjatë një interviste në Kiev ditën e djeshme.
CNN raporton se Vereshchuk tha se “negociatat shumë të vështira” po vazhdojnë për evakuimin e luftëtarëve të plagosur rëndë nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol.
Është kërkuar një marrëveshje me këmbim të të plagosurve me robërit rusë të luftës.
“Të jemi të qartë, aktualisht jemi duke negociuar vetëm rreth 38 luftëtarë të plagosur rëndë. Ne punojmë hap pas hapi. Do të shkëmbejmë 38, pastaj do të vazhdojmë. Aktualisht nuk ka bisedime për shkëmbimin e 500 apo 600 personave, që po raportohet nga disa media”, tha ajo.
Vereshchuk kërkoi për ndalimin e spekulimeve në lidhje me procesin e evakuimit të të bllokuarëve në fabrikë.
“Ju lutem. Bëhet fjalë për jetët e njerëzve. Përmbahuni nga komentet publike për atë që nuk dini”, shtoi më tej ajo.
Top Channel