Të dielën, në Arnhem përballë Vitesse-s, Erik Ten Hag do të mbyllë aventurën e tij në krye Ajax. Tekniku 52-vjeçar ka shkruar historinë me “harkëtarët” dhe nga klubi është konsideruar si trajneri më i mirë i shekullit 21-të.
Në këtë sezon, përpara “lamtumirës” holandezi i dhuroi titullin e 36-të skuadrës nga Amsterdami, duke koleksionuar titullin e tretë në aspektin personal, ndërsa gjithashtu, Ten Hag dhe Ajax në bashkëpunimin e tyre kanë njohur edhe suksese të tjera.
Nga 28 dhjetori i vitit 2017, përpos tre titujve kampion, tekniku ka triumfuar dy herë në Kupën e Holandës dhe një herë në Superkupë, ndërsa “pengu” më i madh është mungesa e prezencës në finalen e Champions League në sezonin 2018-2019. “Harkëtarët” ishin shumë pranë finales, por u eliminuan nga Tottenham, por pavarësisht kësaj, klubi nga Amsterdami ka shprehur të gjithë mirënjohjen (edhe presidenti i klubit, Frank Eijken) për ishin e Utrecht dhe Bayern-it.
Erik Ten Hag nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Manchester United, duke ndryshuar ambient dhe kampionat, por padiskutim, duke bërë një hap të rëndësishëm në karrierë. Holandezi numëron deri më tani 214 ndeshje në drejtimin e Ajax duke regjistruar shifra mbreslënëse, me 158 fitore, 27 barazime dhe 29 humbje (73.8% fitore/ndeshje) dhe tashmë i ka mbetur vetëm një për të mbyllur aventurën në Amsterdam, por edhe një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij, me shpresën se trofetë dhe lavdia nuk do t’i mungojë edhe në “Old Trafford”.
Top Channel