Skënder Gega mbyll aventurën me Skënderbeun teksa tekniku firmosi me korçarët më datë nëntë mars të këtij viti me qëllimin për të shpëtuar juglindorët nga rikthimi në Kategorinë e Parë. Por, ky objektiv dështoi në ndeshjen e fundit të kampionatit ku Skënderbeu barazoi me Dinamon dhe matematikisht tashmë nuk ka më shpresë për të vijuar në elitë.
“Me keqardhje që një skuadër si Skënderbeu bie në Kategorinë e Parë, por kam bindjen se kam dhënë maksimumin ndërsa edhe jemi penalizuar nga arbitrat si në rastin e ndeshjes me Dinamon”, thekson Gega, i cili drejtoi korçarët në 9 ndeshje nga të cilat fitoi një, barazoi pesë dhe humbi tre.
Ndërkohë, Skënderbeun për tre ndeshjet e mbetura në Superiore do ta drejtojë Gentian Liçi.
Top Channel