Përballë akuzave të kreut të qeverisë Rama, kryeprokurori Arben kraja dha llogari para një tjetër qeverie nga e cila varet SPAK.

Të gjithë prokurorë janë të ndërgjegjshëm kë hetojnë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme dhe presione’‘ ju përgjigj kryeprokurori Kraja Afred Ballës, që kërkoi të mësonte në KLP nëse SPAK ndihej i kërcënuar nga retorika politike e cila u akuzon për hetime të ngadalta.

Të mandatuar për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta, siç tha Arben Kraja gjatë raportimit vjetor në KLP , për rezultate domethënëse prokurorëve të posaçëm ju nevojitet jo vetëm mbështetja e ndërkombëtarëve

Për vitin e kaluar SPAK vendosi  akuzë për korrupsion 96 zyrtarë , mes tyre kryebashkiakë e ish ministra. Por nëse këtë vit SPAK do ta hapë apo jo kutinë e Pandorës, pritet të kthehet si një provë  besimi për prokurorët e superpaguar, po aq i rëndësishëm sa edhe provat që ata sigurojnë për dosjet hetimore.

Arben Kraja u ankua në Këshill për volumin e lartë të përgjimeve që nuk mundësohet të zbardhen në kohë, mos plotësimin e BKH me kuotën prej 60 hetuesish dhe madhe edhe për drejtoreshën e Byrosë për të cilën theksoi se kishin këndvështrime të ndryshme. megjithëse nuk e shtjelloi më tej duke shtuar se të huajt kanë dhënë rekomandimet e tyre, ajo për të cilën ankohet Kraja në raport me Hajnaj, lidhet me trajtimin që SPAK i bën BKH si polici gjyqësore në një kohë që ata kanë rolin e hetuesit. pikërisht këto pozita po lufton që të ruajë Aida Hajnaj , për të cilat u premtua se do ishin modeli i FBI amerikane.

Fjalën e fundit në këtë ballafaqim bilancesh ku Spak vijon të kërkojë më tepër ambiente dhe më tepër staf, dhe gjithë të tjerët më tepër pritshmëri nga SPAK, e tha kreu i KLP. Alfred Balla paralajmëroi Arben Krajën se qeveria e prokurorisë së shpejti do nisë vlerësimin e të gjithë prokurorëve në rang vendi, ku nuk përjashtohet as prokurorët e posaçëm. punonin shpejt dhe mirë urdhëroi Balla të gjithë kanë pritshmëri maksimale nga ju. Pritshmëri të cilat SPAK  këmbëngul se po i plotëson dita ditës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA