OKB: Mbi gjashtë milionë persona kanë ikur nga Ukraina prej luftës

12/05/2022 16:46

Mbi gjashtë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga shpërthimi i konfliktit me Rusinë në fund të shkurtit, sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët.

Miliona njerëz të tjerë mendohet se janë zhvendosur brenda vetë Ukrainës, pasi shtëpi të panumërta janë shkatërruar nga bombardimet e pamëshirshme ruse.

Shumica e atyre që ikin nga Ukraina kanë hyrë në Poloni, me të tjerët që udhëtojnë në Hungari, Moldavi, Rumani dhe Sllovaki.

Disa kanë shkuar më tej në Evropën kontinentale ose kanë udhëtuar drejt Rusisë.

Ka pasur gjithashtu raporte të shumta për ukrainas që janë dërguar në Rusi kundër dëshirës së tyre, duke përfshirë edhe fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA