
16/03 10:34
Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka miratuar një rezolutë për të hetuar krimet e supozuara nga trupat ruse në pjesë të Ukrainës që dikur ishin nën kontrollin e tyre, me synimin për të kërkuar përgjegjësinë për aktet e rënda.
Më shumë se 50 vende mbështetën kërkesën e Kievit për një seancë të posaçme të këshillit për të shqyrtuar “gjendjen e përkeqësuar të të drejtave të njeriut në Ukrainë që rrjedh nga agresioni rus”.
Rezoluta u miratua me një shumicë të fortë, me 33 anëtarë që votuan pro dhe dy Kina dhe Eritrea kundër dhe 12 abstenim.
Rusia në 7 prill u pezullua nga ky këshill, dhe vetëm pak ditë më parë Çekia zuri vendin e saj.
Top Channel