Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen e një 14-vjeçari në rrugën rurale të fshatit Gur në Këlcyrë rreth orës 20:50 të kësaj mbrëmjeje.

Mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në fshatin Gur, ka aksidentuar shtetasin Y. Sh., 14 vjeç.

Shtetasi K. J., pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.  Ai po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 20:50, në rrugën rurale të fshatit Gur, Këlcyrë, mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në fshatin Gur, ka aksidentuar shtetasin Y. Sh., 14 vjeç.  Shtetasi K. J., pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.  Shtetasi Y. Sh. po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës, jashtë rrezikut për jetën.  Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Top Channel