Ferdinand Dervishi në “Top Story”: Ja cila është dosja më e rrezikshme në buxhetin e shtetit, të gjithëve po u dridhen ‘leqet’

12/05/2022 22:07

Kritika e Ramës për SPAK është reale! Kështu u shpreh mbrëmjen e sotme gazetari Ferdinand Dervishi në “Top Story’, i cili tha se nuk fshihet asgjë pas deklaratave të Ramës sepse në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Amerika.

Dervishi u shpreh ndër të tjera se dosja më e rëndë e buxhetit të shtetit është ajo e inceneratorëve dhe të gjithëve po u dridhen ‘leqet’ e këmbëve për këtë dosje.

Ferdinand Dervishi: Nuk ka asnjë teori konspirative. gjëja është siç e thotë kryeministri. Ka një ide që hidhet sikur po bëhet lojë dhe kryeministri po bëhet kundërshtar i SPAK. Është shumë e thjeshtë. Kjo është kështu siç duket dhe nuk ka asgjë mbrapa. E ka thënë ta dëgjojnë amerikanët dhe ata janë kundërpërgjigjur dhe kjo nuk mund të jetë e gjitha lojë. Për mua që di ca gjëra dhe merrem em këtë punë. Dosja më e rëndë që janë futur duart në buxhetin e shtetit është dosja e inceneratorëve, ka plot të tjera dosje. Të gjithëve po u dridhen leqet e këmbëve.  Pse shoh unë pse Edi Rama është futur aty ku nuk duhesh futur, po bëhet antiamerikan si Berisha. Ka bërë një shantazh duke thënë se SPAK-u sa hapi gojën Meta u more me Dvoranin dhe i la të gjitha.

Alaudin Malaj: Kallëzimi i presidentit dhe i kryeministrit sigurt që kanë precedencë. CEZ- DIA, Balla ka bërë kallëzim për të, nuk legjitimohet kryetari i një grupi parlamentar të bëje padi sepse ligji nuk i ka ndarë kot. Këto 3 vite kanë dështuar të gjitha. Ata e kanë shqyrtuar vetë dhe një nga shkaqet pse është rrëzuar është se është shqyrtuar nja dhjetë herë. Ka dy vite që është shqetësuar. Ishte java që s’duhet ta dijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA