Video dramatike e kapjes së të burgosurit me gardianen bashkëpunëtore të burgut, e cila kreu vetëvrasje (foto-video)

11/05/2022 17:48

Policia amerikane ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit të të arratisurit nga burgu i Alabama, Casey White pas ndjekjes nga policia që përfundoi me një aksident dhe me vetëvrasjen e të dashures së tij, gardianen e burgut që e kishte ndihmuar të largohej.

Policia e Evansville publikoi videon thuajse dy-minutëshe natën e të martës, ku shihet mjeti i përplasur Cadillac i dy të larguarve.

Rreth 10 oficerë policie shihen në skenë duke arrestuar të burgosurin trupmadh White, para se të shoqërojnë 38 vjeçarin në makinën e patrullës.

Dy policë shoqërojnë më tej burrin 2.1 metra të gjatë duke e vendosur mbi kofanon e makinës së policisë, teksa një makinë zjarrfikëse vjen prapa tyre.

Ai u dorëzua teksa shoqëruesja e tij Vicky White, oficerja 56 vjeçare, kishte kryer vetëvrasje me armën e shërbimit teksa policia po u afrohej, sipas autoriteteve.

Zyrtarët thanë se konfrontimi mund të kishte qenë shumë më i ashpër pasi në automjetin e tyre u gjetën klatër pistoleta dhe një automatik AR-15.

Ata shtonin se dyshja mund të kishin planifikuar të luftonin me policinë, por ndryshuan mendje momentin e fundit.

Video e arrestit u publikua pak para se Casey të dërgohej përsëri në Alabama për një seancë paraprake gjyqësore, shkruan rrjeti NewsNation .

“Hetuesit e burgut të Lauderdale County thanë se kishte një marrëdhënie të vecantë mes oficeres White dhe të burgosurit Casey White,” tha sheriff Rick Singleton.

Në njoftim jepeshin gjithashtu pseudonimet për oficeren White – April Davis dhe Renee Marie Maxwell. Me heret ata shtonin se Casey White duhet të konsiderohet “i armatosur dhe i rrezikshëm”.

Casey White është akuzuar në fund të vitit 2020 për vrasjen e gruas 58-vjeçare Connie ndërsa më herët është dënuar për vjedhje automjeti dhe ndjekje nga policia.

Gjyqi ndaj tij nuk ka përfunduar, pasi është shpallur i paqëndrueshëm mendërisht.

Ndërsa ish-vjehrra e Vicki tha për Daily Mail se oficerja është një “person i dashur” që nuk do të ndihmonte kurrë një të burgosur për t’u arratisur.

“S’e kuptoj sesi ka ikur me një burrë që është një vrasës,” tha 88 vjeçarja Frances White, për mediat.

FOTO GALERI
1/6
38 vjeçari Casey Cole White, i zhdukur bashkë me asistenten e sherifit të Lauderdale

Top Channel