Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me gazetarët tha se shqiptarët dhe ndërkombëtarët duhet të jenë të qartë se sa të jetë ai në krye të qeverisë, askush s’i bën dot presion organeve të drejtësisë.
“Prandaj duhet ta kenë të qartë të gjithë shqiptarë, ndërkombëtarët se kjo parti është i vetmi subjekt as nuk i bën dhe as nuk do t’i bëjë sa të jem unë këtu njëherë që t’i bëjë presion drejtësisë ku është kërkuar dhe hapur nominalisht ndëshkimi i politikanëve apo gjykatësve të korruptuar, presion mbi drejtësinë sipas meje jo, sipas meje është një kërkesë legjitime për të kërkuar më shumë nga drejtësia. Ndërkohë për drejtësinë është bërë investimi më i madh në historinë e këtij vendi në aspektin politik nga partia në pushtet, PS e theksoj nga PS. Ça presioni është të kërkosh hetimin e një ish presidenti dhe ish kryeministri të shpallur ‘non grata’ nga SHBA me akuza që lidhen me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi, dhe ta bësh këtë thuajse një vit pasi shpallja ‘non grata’ është bërë dhe pasi sekretari amerikan i shtetit ka kërkuar publikisht në deklaratë se institucionet e vendit do të bëjnë punën e tyre dhe që të jemi të aftë juve mund të provoni të kundërtën unë s’ kam kërkuar dhe askush nuk ka kërkuar dënimi por hetim, por është domosdoshmëri, nga një drejtësi e pavarur se po të mos ishte e pavarur s’do të ishin nën hetim ish-ministra”, tha Rama.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar mori kritika të forta nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS-së, për performancën e deritanishme gati tre-vjeçare, duke edhe nxitur debat.
Në një dalje për mediat në emër të opozitës, deputeti Belind Këlliçi tha se ka informacione të besueshme se Rama është i përfshirë në hetime ndërkombëtare dhe përmes shantazhit i kërkon Prokurorisë të tërhiqet nga çështje që e prekin drejtpërdrejt dhe njerëz shumë të afërt të kryeministrit.
Top Channel