Regjistrimi audio sjell fjalët e fundit të oficeres amerikane Vicky White para vetëvrasjes në arrati me të burgosurin (Fotot)

11/05/2022 18:34

Shërbimet amerikane të emergjencës kanë publikuar sot bisedën ‘audio’ të ish-gardianes së burgut Vicky White e cila i thotë të dashurin të saj të arratisur Casey White në momentet e fundit, se duhet të dalin nga makina e të vrapojnë, por pak më vonë ajo qëllon veten në kokë kur rrethohen nga policia.

“Po hapen qeset e ajrit të makinës! Le të dalim të ikim me vrap!” thotë gruaja që besohet se është Vicky, teksa sirenat e policisë duket se afrohen, sipas audios së publikuar nga rrjeti  NewsNation.

Por disa sekonda më vonë 56-vjeçarja kthen armën nga vetja teksa drejton makinën Cadillac në Indiana, në ditën e 11 të arratisë së dyshes.

Mjeku ligjor i Vanderburgh tha dje se Vicky kishte vdekur nga një plagë e vetë-shkaktuar  me armë në kokë shkruan rrjeti, CBS News .

“Mënyra e vdekjes është përcaktuar si vetëvrasje,” tha mjeku ligjir, ndërsa Casey White ishte dërguar sërish në Alabama për paraqitjen e parë në gjykatë për çështjen e re të arratisjes.

Sot policia publikoi gjithashtu videon e momenteve kur 38 vjecari Casey, i burgosur për vrasje në Alabama, u arrestua pas ndjekjes me makinë nga policia.

Vicky raprotohej se ende merrte frymë kur policia erdhi në makinën e saj që ishte përmbysur pas përplasjes.

“Ka ende armën në dorë,” dëgjohet që thotë një nga policët, duke iu referuar armës me të cilën oficerja besohet se ka kryer vetëvrasjen.

Ndërsa Marshal Chad Hunt, tha se Casey u dorëzua shpejt.

“Fjalët e tij të para për ne ishin, ‘Ju lutem ndihmoni gruan time. Ka qëlluar veten në kokë,’” tha Hunt, edhe pse autoritetet thonë se nuk ka prova se ata ishin martuar së bashku.

Detektivi i policisë së  Evansville përshkruante sesi çifti ishin pikasur në Cadillac-un e tyre.

“Ne kontrolluam në hotelet e zonës, ku ata mund të qëndronin, por nuk i zbulonim dot. Por kur po kthehesha në shtëpi pas punës, i pashë në rrugë,” hta Richardson për 44News.

Të arratisurit besohet se ishin përfshirë në një romancë burgu prej dy vjetësh, derisa Vicky nxorri jashtë Casey për një vizitë më 29 prill për arratinë e tyre.

Ata ishin parë në motelin Motel 41 në Evansville, ku kishin paguar një vendas për të marrë dhomën për 14 ditë.

Paul Shah, menaxheri i hotelit tha se ishte i “shokuar dhe i surprizuar” që dyshja kishin përfunduar në hotelin e tij.

FOTO GALERI
1/8
Oficeret thane se ciftit iu gjeten me shume se $20 000

Top Channel