Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me gazetarët tha këtë të mërkurë se drejtësia që mund të hyjë në PS për këdo që e turpëron këtë parti jemi ne.
“As unë dhe askush nga ne po këtu po flas personalisht nuk jam angazhuar në rrugën e kësaj reforme as për të thënë një gjë dhe për të bërë një tjetër, as për ta përdorur drejtësinë, as për të sulmuar politikisht kundërshtarët politikë përmes organeve politike, përndryshe kjo është shumë e thjeshtë, siç nuk kishte ndodhur as në 500 vjet s’do kishte ndodhur as në këto 5 vite gjithë kjo që ka ndodhur e tregon, siç nuk ndodhi në 500 vjet nuk do kishte dalë as në 5 vjet që të jemi të qartë garancia se drejtësia mund të hyjë lirisht në oborrin e PS dhe të bëjë drejtësi për këdo që e turpëron këtë parti jemi ne, ne këtu lidershipi i PS dhe kjo partia askush tjetër, nuk është çështje zgjedhje as detyrim nga Amerika apo Evropa, çështje zgjedhje që unë dhe ne i kemi bërë si detyrim për fëmijët tanë duke i hyrë detit në këmbë kur askush s’do ta besonte nëse do ia dilnim ta kalonim reformën dhe ja ku jemi sot. Prandaj duhet ta kenë të qartë të gjithë shqiptarë, ndërkombëtarë se kjo parti është i vetmi subjekt as nuk i bën dhe as nuk do t’i bëjë sa të jem unë këtu njëherë që t’i bëjë presion drejtësisë”, tha Rama.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar mori kritika të forta nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS-së, për performancën e deritanishme gati tre-vjeçare, duke edhe nxitur debat.
Në një dalje për mediat në emër të opozitës, deputeti Belind Këlliçi tha se ka informacione të besueshme se Rama është i përfshirë në hetime ndërkombëtare dhe përmes shantazhit i kërkon Prokurorisë të tërhiqet nga çështje që e prekin drejtpërdrejt dhe njerëz shumë të afërt të kryeministrit.
Top Channel